Ballina Ekonomi

Demo: Vendosen trarët në dy anët e urës së Bilçës

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Në urën e Bilçës në Berat ka filluar vendosja e trarëve në dy anët e saj.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha sot se “punimet në urë po ecin sipas parashikimeve, ku pas vendosjes së trarëve, fillon puna për mbistrukturën e urës”.

Demo theksoi se me investimet që po kryhen, Berati po ndryshon në strukturën e vet dhe është tashmë një pol zhvillimi për gjithë rajonin.

Banorët e zonës e kanë pritur ndërtimin e kësaj ure për më shumë se 30 vite.

Ndërtimi i urës është projekti i bashkisë Berat dhe po realizohet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim.

Kjo urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër zgjeron paketën turistike të Beratit, ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit. Ura me gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan foton: Kur shqiponja të pret në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë
Artikulli tjetërProjektligji i ri për Shkencën, Gjinushi: Balancë dhe reformim për sistemin e kërkimit shkencor