BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti Junker ka biseduar përherë me kancelaren Merkel, ata e njohin njëri-tjetrin për dekada, që nga vitet ’90, gjithmonë kanë punuar nga afër dhe me respekt të ndërsjellë, theksoi zëdhënësi i presidentit të Komisionit të BE, Jean Claude Juncker.
”Kancelarja dhe Gjermania mbeten ndër bashkëbiseduesit kryesorë dhe të parë. Ata mbeten aktorë me ndikim në projektin evropian dhe më gjerë. Asgjë nuk ndryshon për presidentin Junker’’, shtoi zëdhënësi.
‘’Merkel do të mbetet një nga bashkëbisedueset më të mira për forcimin e Bashkimit Europian’’, shtoi ai./ /os/ a.jor.













