TIRANË, 30 tetor/ATSH/ – Në territorin e bashkisë Shkodër vazhdojnë punimet për ndërhyrjen në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve.
“Aktualisht po punohet në Njësinë Administrative Ana e Malit ku ka përfunduar asfaltimi në dy rrugica brenda pallateve në lagjen e quajtur “Pallate Oblikë””, thekson bashkia.
Sipas bashkisë, kur moti ta mundësojë do të vazhdohet në çdo rrugë, ku ka nevojë për riparim.
Bashkia e Shkodrës prej disa kohësh po punon për mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve në qytet, si dhe të rrugëve rurale në njësitë administrative./k.s/











