Ballina Lajme nga Vendi

Të rinjtë shqiptarë e maqedonas, seminar të përbashkët në Shkup

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – Përgjatë fundjavës, anëtarët e Këshillave Rinorë të Ambasadave amerikane në Shqipëri dhe Maqedoni mbajtën një seminar të përbashkët në Shkup.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thekson se, aftësitë e marra në këtë seminar do t’i ndihmojë ata të sjellin ndryshime në shoqëri.

“Anëtarët mësuan aftësi të vyera profesionale dhe drejtuese, të cilat do t’i ndihmojnë të sjellin ndryshime me ndikim në shoqëri si dhe të hedhi themelet për projekte të ardhshme të përbashkëta”, thekson Ambasada e SHBA në Tiranë.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Byreku ndikon negativisht në zhvillimin e… trurit?!
Artikulli tjetërOrkestra e harqeve të Durrësit nderohet me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”