MOSKE, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov njoftoi përforcime të trupave dhe pajisjeve për rajonet Kursk, Belgorod dhe Bryansk në kufirin me Ukrainën, në përputhje me një plan të përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm rus.
“Para së gjithash, bëhet fjalë për përmirësimin e efikasitetit të sistemit të menaxhimit të trupave në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë”, theksoi Belousov gjatë një takimi për mbrojtjen e rajonit kufitar, me fokus në Belgorod.
”Qëllimi ishte një koordinim më i mirë midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Federal të Sigurisë së Brendshme (FSB), Gardës Kombëtare dhe organizatave të tjera të sigurisë”, theksoi ai./ /os/













