Ballina Flash

Basha: Rama mbush qeverinë me anonimë

TIRANE, 28 korrik/ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste ku kryeministri Rama propozoi edhe disa ndryshime në qeveri. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha deklaron se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.

“Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin”, shkroi Basha.

Sipas tij, tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia.

“Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundoi Basha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në mandatin e katërt përfundojmë Korridorin Blu dhe 8, në 20 milionë numri i turistëve
Artikulli tjetërRama: Do të marrim mandat të katërt shembullor, adresojmë çështjen e pensioneve