Ballina Aktualitet

Basha: PD me programin e saj do t’i kthejë pasuritë e vendit në mundësi

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar takimet që po zhvillohen në selinë e PD për t’u ofruar shqiptarëve një program për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës.

Basha shkruan se ishte një ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partisë Demokratike.

“Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partisë Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar. Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri”, shkruan Basha.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Frika prej robotëve largon punëtorët e hoteleve dhe restoranteve
Artikulli tjetërKumbaro takon homologen kosovare Hajdari: Paketa të përbashkëta turistike