Ballina Aktualitet

PD mbështet protestën e fermerëve të Beratit e Fierit

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Fermerët e Beratit dhe të Fierit, zhvilluan të hënën një protestë në zonën e quajtur Ura e Kuçin, zonë mes Fierit e Beratit.

Protesta u organizua nga sindikata e fermerëve. Gjatë protestës u bllokua për pak minuta dhe aksi nacional Berat-Lushnjë. Një nga shqetësimet që kanë shprehur fermerët janë dhe kostot e larta të prodhimit, që po i çon ato drejt falimentimit, pasi produktet e tyre nuk po shiten. Për situatën e krijuar ata kërkojnë zgjidhje nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në mbështetje të protestës së fermerëve është shprehur dhe deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano.

“Ministria e Bujqësisë që në vend të mbështesë ata fermerët që kanë dalë në Fier, Lushnjë, Berat, Kavajë dhe Vlorë për mundin e tyre, e kanë mendjen vetëm për të vjedhur fondet. Zoti i faltë për gjynahet që po i bëjnë njerëzve që punojnë e mbajnë familjen me djersën e ballit e me mund pa fund”, shkrua Bano në një postim në rrjetet sociale.

Sindikata e Fermerëve ka njoftuar se protesta do të vazhdojë deri në zgjidhjen e problematikës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Në protestën e fermerëve duhet të jenë të gjithë shqiptarët
Artikulli tjetërVrasja e efektivit në Fier, Policia: 30 000 euro për këdo që informon vendndodhjen e autorit