Ballina Flash

Dhuna në protestën e opozitës tek bashkia e Tiranës, ndalohet 48-vjeçari

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndaluar një person, i cili akuzohet për veprime të dhunshme dhe prishje qetësie gjatë zhvillimit të protestës të zhvilluar ditën e martë përpara Bashkisë së Tiranës.

Në një njoftim për mediet, Policia e Tiranës bën të ditur se i ndaluari është 48-vjeçari me inicialet S.B, banues në Krujë. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin: S. B., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFitorja e VMRO DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Meta përshëndet Mickoski-n
Artikulli tjetërKOMENT – Nacionalistët e MV-së festojnë fitoren e dyfishtë në zgjedhje