Ballina Aktualitet

Rama uron Pashkën ortodokse

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan: “Gëzuar Pashkët Ortodokse”.

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, ditën më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës.

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbardhet ngjarja në Dropull, Çipa: Thoma Mastora dyshohet autori i vrasjes së 2 të moshuarve
Artikulli tjetërBesimtarët ortodoksë festojnë Pashkën