Ballina Bota

LONDËR – May: Divorci BE-BM shumë pranë

LONDËR, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Marrëveshja e divorcit nga BE për ne është shumë pranë, deklaroi kryeministrja britanike Theresa May në parlamentin britanik.

May mbajti një fjalim në Dhomën e Komuneve ku përditësoi deputetët për bisedimet pas samitit të fundit europian, por jo pa rikonfirmimin se çështja e Irlandës mbetej ende e pazgjidhur.

‘’Qeveria jonë refuzon çdo propozim europian (mekanizmi garantues i ”status quo”-së – shën. i përkth.) që synon të krijojë një status të ndryshëm doganor midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të mbretërisë’’, theksoi kryeministrja.

“Unë mendoj se asnjë kryeministër britanik nuk mund të pranojë atë. Sigurisht as unë’’,  theksoi May./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ndëshkimi i të fortëve”, 300 të arrestuar që nga 20 shtatori
Artikulli tjetërRikonstruktohet shkolla e Menglit, Balla: Përgjigja për të gjithë shpifësit