Ballina Aktualitet

Meta në Forumin XI Global të Bakusë

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit XI Global të Bakusë “Si të rregullojmë këtë botë të frakturuar”.

Këto punime u hapën me fjalimin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në këtë Forum, ku marrin pjesë liderë politikë dhe shtetesh nga shumë vende të botës, Meta do t’i adresohet me një fjalim të veçantë sesionit me temën e rëndësishme “Perspektivat Rajonale: BE-ja dhe fqinjët e saj”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak125.6 milionë euro investim për furnizimin me ujë në 6 bashki
Artikulli tjetërJava e Parasë 2024, shpallen fituesit e konkurseve “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde”