TIRANË, 14 mars/ATSH/ Qyteti i Elbasanit mikpriti sot qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët iu bashkuan festimeve për Ditën e Verës.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri kanë ndarë pamje të festimeve.
Festimet vijuan përgjatë gjithë ditës, pas një natë të jashtëzakonshme ku mijëra njerëz e pritën zgjuar ditën e verës.
Vëmendjen e qytetarëve e tërhoqi edhe panairi i zejeve si dhe festivali i ballokumes.

















































