Ballina Ekonomi

Mazniku: Reforma Territoriale rriti me 271% të ardhurat e bashkive

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Të ardhurat nga pushteti vendor shënuan rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2023.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur se, 271% u rritën të ardhurat e pushtetit vendor në vitin 2023.

Sipas tij, reforma territoriale e 2015-ës ndihmoi bashkitë të rrisnin ekonomitë e tyre dhe të forcojnë pozitat në administrimin e të ardhurave, për më shumë investime në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa në vitin 2015 u mblodhën në total rreth 13,1 miliardë lekë, në vitin 2015 ky tregues shënoi 31 miliard lekë më shumë.

Peshën më të rëndësishme në të ardhura e zënë taksat lokale, taksa e pasurisë dhe taksa mbi biznesin e vogël.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për nënkomisionin zgjedhor, Mediu: Opozita të jetë e unifikuar në veprim dhe qëndrim
Artikulli tjetërKlevis Qose emërohet drejtor i ri i burgjeve