Ballina Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve të Kuvendit

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të shqyrtuar projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 26 shkurt-5 prill 2024.

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua po ashtu edhe projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 26 shkurt-15 mars 2024.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi projektprogramin e punës dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 dhe 7 mars 2024.

Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve miratoi Projektplanin e Veprimit për adresimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Porta e Alpeve”, Ndreu: Investime në infrastrukturë te Rana e Hedhun
Artikulli tjetër1 vit nga ikja e Mimika Lucës, ministri Gonxhja: Kujtimi i saj do të jetojë gjatë