Ballina Bota

BRUKSEL – BE miraton sanksione të reja kundër Rusisë

BRUKSEL, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ambasadorët e BE sapo kanë arritur një marrëveshje në parim për paketën e 13-të të sanksioneve, në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga Bashkimi Evropian duke saktësuar se ”paketa është një nga më të mirat e miratuara nga BE”.

Paketa e sanksioneve do t’i nënshtrohet një procedure me shkrim dhe do të miratohet zyrtarisht më 24 shkurt.

“Mirëpres miratimin e paketës sonë të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Ne duhet të vazhdojmë të reduktojmë makinerinë e luftës së Putinit. Me këto masa kufizuese, ne rrisim presionin mbi Kremlinin. Gjithashtu po reduktojmë më tej aksesin e Rusisë te dronët”,  shkroi Ursula von der Leyen në X.

”Kemi një marrëveshje për paketën e 13-të! Po shtojmë gati 200 persona dhe subjekte në paketën tonë duke e çuar listën e BE-së në mbi 2000”, tha shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

”Me këtë paketë, ne po ndërmarrim veprime të mëtejshme kundër subjekteve të përfshira në sektorët e mbrojtjes dhe ato ushtarake”, shtoi ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Cameron: Do të përcaktojmë pasojat për Rusinë pas vdekjes së Navalnyt
Artikulli tjetërKumbaro: Zvërneci, thesar i bukurive natyrore dhe trashëgimisë