Ballina Aktualitet

Begaj: Shqipëria krah Kosovës përballë çdo kërcënimi

PRISHTINË, 16 shkurt/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Presidenti Begaj në telegramin e urimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak17 Shkurti, Rama: Vigjilje Feste Pavarësie
Artikulli tjetërIZRAEL – Gallant: Më shumë punonjës të UNRWA-s të përfshirë në sulmin e 7 tetorit