Ballina Flash

Përvjetori i Lekut, monedha zyrtare shqiptare

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Më 16 shkurt të vitit 1922, u emërtua monedha zyrtare shqiptare “Lekë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se sa i përket prejardhjes së emrit të monedhës shqiptare, ka diskutime të shumta. Sipas hipotezës së studiuesve italianë në botimet e viteve ‘30 dhe ‘40, emërtesa derivon nga emri i krishterë i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Ndërkaq, ka të tjera hipoteza që diktojnë se emërtesa është vënë në nderim të Aleksandrit apo të Lekës së Madh.

Sipas bisedimeve parlamentare në 1922, mes propozimeve kanë qënë “Skënder ose Shqipe”. Deri në vitin 1947, kur u miratua dekretligji përkatës, kartëmonedhat “Frang” do të ishin paralelisht në qarkullim me njësinë monetare të Lekut.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete: FMN dhe BB vlerësuan Shqipërinë si një nga ekonomitë më rezistente në rajon
Artikulli tjetërNJU JORK – Megalopoli amerikan padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të dyshuar të shëndetit mendor të fëmijëve