Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 shkurt 2024

TIRANË, 12 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e ndikimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe vlera të ulëta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe interval të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra e lokalisht deri mesatar. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/13 Re shi diell
Kukës 5/11 Re shi diell
Lezhë 9/13 Re shi diell
Dibër 3/10 Re shi diell
Durrës 8/13 Re shi diell
Tiranë 8/13 Re shi diell
Elbasan 7/13 Re shi diell
Berat 6/15 Re shi diell
Vlorë 7/15 Re shi diell
Korçë 3/10 Re shi diell
Gjirokastër 5/11 Re shi diell
Sarandë 8/15 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErërat e fuqishme në kryeqytet, evidentohen 12 raste me dëme materiale
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/02/2024