Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/02/2024

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Joe Biden pret mbretin Abdullah II të Jordanisë për bisedimet mbi konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

LA CELLE-SAINT-CLOUD (Francë) – Takimi i “Trekëndëshit të Weimarit” që mbledh së bashku ministrat e Jashtëm francez, Stephane Sejourne, gjerman, Annalena Baerbock dhe polak, Radoslaw Sikorski.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku pret presidentin argjentinas, Javier Milei.

BERLIN (Gjermani) – Olaf Scholz pret homologun e tij polak, Donald Tusk.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e Komisionerit të Përgjithshëm të UNRWA-s pas takimit me ministrat e zhvillimit të BE-së.

LISBONE (Portugali) – Zgjedhjet legjislative – Debat televiziv midis kandidatit të qendrës së djathtë, Luis Montenegro dhe liderit të ekstremit të djathtë, Andre Ventura.

NJU JORK – Gjyqi i ish-presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez.

BEVERLY HILLS – Të nominuarit për Oscar mblidhen për drekën tradicionale, një muaj para ndarjes së 96-të të çmimeve Oscar.

DUBAI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Samiti i Qeverisë Botërore.

XHUBA (Sudani i Jugut) – Vizitë e ekspertëve të pavarur nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Sudanin e Jugut./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 12 shkurt 2024
Artikulli tjetërRevista franceze “Voyages et Tourisme”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira në Evropë