Ballina Ekonomi

Kredia për biznesin u rrit me 16% 

TIRANË, 7 shkurt  /ATSH/ Kredia për biznesin vazhdon të jetë dominuese në strukturën e portofolit të bankave shqiptare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për bizneset vitin e kaluar arriti vlerën e 217 miliardë lekëve, në rritje me 16 % krahasuar me vitin 2022.

Sipas BSH-së, kredia në segmentin e biznesit përbën 64.6 % të portofolit të kredisë së sektorit bankar, duke shënuar rritje krahasuar me nivelin prej 64.4 % që përbënte në fund të vitit 2022.

BSH-ja bën të ditur se, portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të vitit 2023 arriti vlerën e 743.7 miliardë lekëve. Vetëm gjatë muajit dhjetor, vlera e portofolit u rrit me më shumë se 21 miliardë lekë, ndërsa me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 4.2 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLINALE – Anika Decker kritikon praninë e eksponentëve të AfD
Artikulli tjetërTakim i Kryesisë së Akademisë së Shkencave me punonjësit kërkimorë-shkencorë të instituteve të albanologjisë