Ballina Ekonomi

Denaj dhe Mazniku diskutim me kryetarët e bashkive për nevojat e komuniteteve në zonat rurale

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët e bashkive.

Në takim u diskutua për punët e përbashkëta, duke nisur nga ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të reja dhe orientimi i fermerëve drejt bashkimit për të ndërtuar ekonomi shkalle dhe siguruar më shumë të ardhura për zonat rurale.

“Forcojmë urat e komunikimit me pushtetin vendor, për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të nevojave të komuniteteve në zonat rurale”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Denaj theksoi se, në fokus të diskutimit ishte dhe kujdesi për Transumancën.

“Një tjetër fokus i yni është kujdesi për Transumancën, ku rrisim bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për shtegtimin e bagëtive, si një potencial ekonomik dhe trashëgimi e traditës sonë blegtorale që duam ta ruajmë e ta kthejmë në tërheqje turistike”, u shpreh Denaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Ndryshim rrënjësor i procedurave të prokurimit publik
Artikulli tjetërBojken Lako tregon pse zgjodhi muzikën në vend të aktrimit, projektet e tij të reja me Sandër Gjokën dhe Gent Bushpepën