TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar mbi problematikat e ndeshura në zonat zgjedhore pas “javës së gjelbër”, ku deputetët zhvilluan takime në zonat e tyre elektorale.
Seanca u hap nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa këtë seancë munguan skenat e bllokimit nga deputetët e opozitës.
Në këtë seancë, mungojnë 19 deputetë të grupimeve opozitare, të cilët janë pezulluar për shkak të bllokimit të seancave të shkuara në Kuvend apo në komisionet parlamentare.
Ata u mblodhën para hyrjes së Kuvendit, ndërkohë që nuk janë lejuar nga shërbimet e Gardës të hyjnë brenda sallës së Kuvendit.
Në rend të ditës sot është vetëm një pikë, ajo që lidhet me diskutimin e problematikave që ligjvënësit kanë evidentuar në zonat e tyre elektorale gjatë javës së shkuar.
(vijon)
/m.m/r.e/






















