Ballina Aktualitet

Peleshi: Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave komando

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave komando.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur  sot se, “një tjetër kontingjent i mirëtrajnuar dhe i mirëpërgatitur i shtohet strukturës më elitë të Forcave tona të Armatosura”.

Peleshi u shpreh, “krenarë për të gjithë djemtë trima që u bënë pjesë e forcave Komando”.

“Aftësitë e treguara gjatë këtij kursi janë dëshmi e përkushtimit ndaj vendit dhe sigurisë kombëtare”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“E kuqe”: lufta mes komerciales dhe artit të vërtetë, në Teatrin “Aleksandër Moisiu”
Artikulli tjetërBalla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike