Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/01/2024

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.

OKB – Mbledhja e mbyllur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza.

BRUKSEL (Belgjikë) – 30-vjetori i nënshkrimit në NATO të një Partneriteti për Paqe me vendet e Evropës Lindore.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Sesioni i parë i vitit për Pyetje për Kryeministrin në Dhomën e Komuneve.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ambasadorëve nga vendet e NATO-s dhe Ukraina për mbrojtjen ajrore pas sulmeve të fundit ruse në Ukrainë.

ATHINË (Greqi) – Kryeministri flet për një ligj të propozuar për legalizimin e martesave të homoseksualëve.

UASHINGTON – Seanca e parë dëgjimore e Kongresit në procedurat e shkarkimit kundër sekretarit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas.

BEJRUT (Liban) – Vizitë e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 10 janar 2024
Artikulli tjetërNdërhyrje emergjente në çatinë e kishës së “Shën Dëllisë” në Buhal