Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 10 janar 2024

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit ciklonar dhe masave të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash gjatë orëve të paradites vonë. Ngrica në akset rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veri- verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin veriperëndimor era me shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/12 Diell
Kukës -3/3 Diell re
Lezhë 2/11 Diell
Dibër -3/2 Diell re
Durrës 5/16 Diell
Tiranë 3/15 Diell
Elbasan 4/12 Diell
Berat 3/17 Diell
Vlorë -3/14 Diell
Korçë -2/4 Diell re
Gjirokastër 0/13 Diell re
Sarandë 5/17 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Mediat izraelite: Netanyahu ka frikë nga rebelimi brenda partisë së tij
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/01/2024