Ballina Aktualitet

KAS vendos rishqyrtimin e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës

 

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi për të mos i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për mosdeklarimin në formularin e vetëdeklarimit të një dënimi në Greqi në ’99-ën për kalim kufiri.

KAS vendosi që të shqyrtojë sërish mandatin e Kreshnik Hajdarit, duke argumentuar se ‘shfuqizimi i vendimit të Celibashit bëhet për verifikimin e thelluar për kryebashkiakun e Kuçovës.’

Kreshnik Hajdari i është përgjigjur me “jo” pyetjes në formularin e vetëdeklarimit nëse ka qenë i dënuar, por pavarësisht zbulimit të masës qortuese nga Gjykata e Janinës për kalimin e paligjshëm të kufirit, Celibashi vlerësoi se, vepra penale e kryer nuk është shkak ligjor për t’i ndërprerë mandatin.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArti i kukullave, së shpejti në galerinë GAT, në Tiranë
Artikulli tjetërZbulimi i arratisjes në burgun e Fierit, Balla: U parandalua një ngjarje e rëndë