Ballina Flash

Rama: Shtohen sipërfaqet e gjelbra në Shkodër


TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Krahas investimeve në infrastrukturë, në Shkodër po shtohen edhe sipërfaqet e gjelbra me vendosjen e fidanëve të rinj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në këtë bashki me mbjelljen e fidanëve të rinj.

Bashkia e Shkodrës ka nisur punën për gjelbërimin e qytetit duke shtuar gjatë kësaj periudhe mbjelljen e pemëve të reja.

Përveç mirëmbajtjes së vazhdueshme të sipërfaqeve të gjelbra në këtë periudhë në akset e rrugëve kryesore, po realizohet mbjellja e pemëve të reja, dhe ku është e nevojshme zëvendësimi me drurë dekorativë.

Puna për mbjelljen e fidanëve të rinj do të vijojë edhe gjatë muajit janar, për të shtuar kurorën e gjelbër të qytetit.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: Tirana po jeton ditët e saj më të mira
Artikulli tjetërTregtia me pakicë u rrit me 5.6 %, ndikim sezoni turistik