Ballina Ekonomi

Nis puna për përforcimin e argjinaturës në Darragjat, Shkodër

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Argjinatura e Darragjat, në njësinë administrative të Dajçit,  e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010, dhe 2018 i është nënshtruar ndërhyrjes.

Kjo pas një kërkese të bërë nga bashkia Shkodër ndaj Bordit të Kullimit për rrezikun që i shfaqej zonës në rast të përmbytjeve.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci pa nga afër punimet në këtë argjinaturë, ku tha se kjo është një ndërhyrje e plotë që shmang rrezikun për zonën.

Sipas tij, nëse nuk ndërhyhej këtë dimër rrezikohej e gjithë zona.

“Ky është një investim që synon ta mbrojë këtë zonë nga rreziku i përmbytjeve”, tha Beci.

Në territorin e bashkisë Shkodër është ndërhyrë në disa zona për pastrimin e kanaleve kulluese në Gurin e Zi, Dajç, Bërdicë, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit të përfundojë ndërhyrja edhe në njësinë Ana e Malit.

Këto ndërhyrje zvogëlojne rrezikun e përmbytjeve nga reshjet në tokat bujqësore në këto njësi administrative

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ekspozita e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi, në 26 janar në Tiranë
Artikulli tjetërFOKUS – BE bie dakord për ligjin historik për të rregulluar më nga afër IA