Ballina Aktualitet

Reshje dëbore në gjithë qarkun e Kukësit, qarkullim normal në akset nacionale

TIRANE, 25 nëntor/ATSH/ Reshjet intensive të shiut dhe dëborës orëve të fundit kanë përfshirë vendin, ndërsa në disa qarqe sasia e reshjeve ka qenë e madhe.

Prefekti i Kukësit njoftoi mëngjesin e sotëm se i gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore ku në zonat e thella malore shkon mbi 20 cm.

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
Nga bashkitë Kukës,Has dhe Tropojë nuk kemi problematikë emergjente.
Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Prefekti njoftoi se fFurnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.
Normal është edhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz i kërkon Hamasit lirimin e të gjitha pengjeve
Artikulli tjetërMV – MPJ dhe MM vendosin për dhënien e lejes për fluturimin e avionit të Lavrovit