Ballina Bota

BERLIN – Scholz i kërkon Hamasit lirimin e të gjitha pengjeve

BERLIN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu kënaqësinë për lirimin e 24 personave të rrëmbyer nga grupi islamik Hamas dhe të mbajtur peng në Gaza dhe bëri thirrje që të lirohen edhe më shumë se 200 pengjet që mbahen atje.

“Është një lajm i mirë që më në fund u lirua grupi i parë i pengjeve. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë kanë kaluar ata dhe familjet e tyre në javët e fundit”, shkroi kancelari në platformën X.

“Ky është rezultat i diplomacisë së palodhur – falënderimet tona shkojnë për të gjithë ata që janë angazhuar për këtë. Sot është vetëm një fillim. Hamasi duhet të lirojë pa kushte të gjithë pengjet”, vazhdoi ai.

Lirimi i 24 pengjeve të Hamasit pasoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Katarit, i cili së bashku me të tjerët ndërmjetësoi armëpushimin katërditor dhe shkëmbimin e pengjeve, të liruarit përfshijnë 13 izraelitë, 10 shtetas tajlandez dhe një shtetas të Filipineve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiga e Kombeve për vajza/ Sfidat e fundit të grupit ndaj Irlandës së Veriut e Hungarisë, Grima fton 20 futbolliste
Artikulli tjetërReshje dëbore në gjithë qarkun e Kukësit, qarkullim normal në akset nacionale