Ballina Flash

F1 – Las Vegas, stacioni i radhës

LAS VEGAS, 19 nentor /ATSH-AA/ – Këtë fundjavë Formula 1 do të zhvillohet në SHBA ndërsa Grand Prix vjen si inaugurim në Las Vegas.

Raundi i 22-të, i cili do të zhvillohet në 50 xhiro në pistën e gjatë 6.2 kilometra në Las Vegas Strip Circuit në Nevada, do të fillojë të shtunën në orën 22:00 sipas kohës lokale.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, tashmë ka siguruar fitoren e titullit të vitit 2023 pas garës të zhvilluar në Katar muajin e kaluar.

Fitorja e tij e 17-të e vendosi atë si pilotin më të mirë të sezonit.

Sezoni me 23 raunde i F1 do të përfundojë me Çmimin e Madh të Abu Dabit më 26 nëntor.

– Pesë pilotët më të mirë të sezonit 2023

1. Max Verstappen (Holandë): 524 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 258 pikë

3. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 226 pikë

4. Fernando Alonso (Spanjë): 198 pikë

5. Lando Norris (Britani e Madhe): 195 pikë

– Skuadrat

1. Red Bull: 782 pikë

2. Mercedes: 382 pikë

3. Ferrari: 362 pikë

4. McLaren: 282 pikë

5. Aston Martin: 261 pikë    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Këndi më i ri i lojërave në Fushë Krujë, i ndërtuar në zemër të lagjes së re
Artikulli tjetërGAZA – OBSH: Al-Shifa zona e vdekjes, po studiojmë evakuimin total