TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Media britanike “i” dhe suplementi i “Sunday Times” ka promovuar Shqipërinë si destinacioni “hot” i Evropës për vitin 2024.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në medien britanike.
“Gjirokastra, vera lunxhiote, ujërat Termale të Bënjës, kishat e Voskopojës dhe arkitektura që po zhvillohet në Tiranë, janë vetëm disa prej vendeve që i prezantohen publikut britanik, duke theksuar se përpos plazheve perlë, Shqipëria është interesante në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit”, tha Kumbaro.
“Përplasem në shtegun e pjerrët kodrinor, duke ndaluar vetëm për të parë pamjet panoramike, përpara se të dal në majën e Leusës, një fshat malor në qarkun e Gjirokastrës, në Shqipërinë e Jugut. Këtu gjej kishën e mëparshme sekrete, ortodokse të Shën Marisë me afreske fetare që datojnë në vitet 1800. Tingujt e vetëm janë këndimi i gjelit dhe kërcitja e thundrave të dhive në terrenin malor”, shkruan ndër të tjera Chloe Govan media britanike “i” .
Bukuritë natyrore, historike dhe kulturore që ofron Shqipëria po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e medieve prestigjioze ndërkombëtare.
/k.s/r.e/























