Ballina Flash

“Kukësi” zyrtarizon largimin e Arbër Bashës

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Futbollisti Arbër Basha nuk është më pjesë e “Kukësit”. Skuadra verilindore ka njoftuar “divorcin” me mesfushorin 25-vjeçar, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“FK Kukësi edhe lojtari Arbër Basha kanë mbyllur bashkëpunimin midis tyre! Suksese në karrierën tënde Arbër!”, bën të ditur klubi verilindor.

Arbër Basha këtë sezon me “Kukësin” ka luajtur 9 nga 12 ndeshjet e zhvilluara deri më tani nga skuadra verilindore. “Kukësi” në këtë fillimsezon ka arritur të grumbullojë 14 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Mbi 2 000 shtetas të huaj largohen nga Gaza brenda një jave
Artikulli tjetërMete: Borxhi publik zbret nën nivelin 60% të PBB-së, për herë të parë që nga viti 2011