TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Të gjitha strukturat e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat e krijuara nga era e fortë dhe moti i keq.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha sot se “Policia Bashkiake dhe Shërbimet Publike kanë ndërhyrë në prerjen e pemëve që krijojnë rrezikshmëri për qytetarët pranë rrugës “Marin Biçikemi””.
Ndërkohë bashkia Shkodër ka mbledhur komisionin e emergjencave civile për koordinimin e të gjithë aktorëve për menaxhimin e situatave që mund të krijohen nga moti i keq.
Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Onid Bejleri si Kryetar i Komisionit të Emergjencave Civile, ka kërkuar angazhimin dhe koordinimin e të gjithë strukturave të bashkisë Shkodër në rast të problematikave që mund të shfaqen.
Bashkia Shkodër është në gatishmëri për situata emergjente që mund të krijohen.
/k.s/





















