TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Dollari amerikan dhe monedha europiane humbën pikë këtë të hënë në raport me lekun. Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerës.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 99.84 lekë ose 0.21 lekë më pak se të premten. Euroja është nënçmuar lehtë me 0.03 lekë dhe këmbehet me 105.63 lekë.
Ndërsa paundi britanik humbi terren duke u dobësuar me 0.38 lekë dhe këmbehet me 121.05 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 110.53 lekë ose 0.71 lekë më pak se të premten.

/r.e/























