Ballina Aktualitet

Mitsotakis mbërrin në Tiranë për Samitin e Berlinit, pritet nga Hasani

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpriti sot në Tiranë, kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, është një tjetër event i madh ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, do të organizohet edhe takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet poeti e shqipëruesi Faslli Haliti
Artikulli tjetërGrupet më të mëdha politike në PE do të kërkojnë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë