Ballina Aktualitet

Fitorja e kombëtares, atmosferë festive në Tiranë

TIRANË, 12 Tetor/ATSH/- Kreyqyteti i Shqipërisë është veshur kuqezi. Fitorja 3-0 e kombëtares shqiptare përballë Çekisë në “Air Albania” ka ndezur festën në kryeqytet.

Të veshur me fanellat të kombëtares, me flamujt kuqezi në duar, qindra qytetarë, të të gjitha moshave, kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe rrugët kryesore, duke i rënë burisë dhe duke festuar fitoren përballë Çekisë që na afron edhe më shumë me pjesëmarrjet në “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e luajtur sonte në stadiumin “Air Albania” të vlefshme për kampionatin europian, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani. Golat u shënuan nga Asani në pjesën e parë dhe Seferi dy gola në pjesën e dytë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 13 pikë, Polonia renditet e dyta me 9 pikë, ndërsa çekët i ndjekin me 8 pikë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria mund Çekinë, mesazhe urimi nga politika
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 13 tetor 2023