Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 13 tetor 2023

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Në zonat luginore dhe malore në orët e mëngjesit shikim i reduktuar për shkak të mjegullinës apo mjegullës së dendur.                     

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/27 Diell
Kukës 11/28 Diell
Lezhë 16/26 Diell
Dibër 13/29 Diell
Durrës 14/27 Diell
Tiranë 15/28 Diell
Elbasan 14/28 Diell
Berat 11/29 Diell
Vlorë 13/26 Diell
Korçë 12/27 Diell
Gjirokastër 9/28 Diell
Sarandë 14/25 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFitorja e kombëtares, atmosferë festive në Tiranë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/10/2023