Ballina Bota

FOKUS – Zelensky në Spanjë për samitin e liderëve evropianë

GRANADA, 5 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se po merrte pjesë në një samit të liderëve evropianë në qytetin spanjoll të Granadës “për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e shtëpisë sonë të përbashkët evropiane”.

”Ukraina ka propozime thelbësore në këtë drejtim”, shkroi ai në X.

Zelensky tha se dëshiron të fokusohet në rajonin e Detit të Zi, sigurinë globale të ushqimit dhe lirinë e lundrimit.

Ukraina ka qenë duke luftuar për të eksportuar sasi të mëdha të prodhimeve bujqësore që kur Rusia bllokoi portet e saj në Detin e Zi, pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.

”Forcimi i mbrojtjes ajrore është megjithatë prioriteti kryesor i Ukrainës”, shkroi Zelensky duke shtuar se ai mezi priste zbatimin e marrëveshjeve të reja me vendet e tjera.

“Kjo duhet të jetë një ditë produktive për Ukrainën dhe Evropën në tërësi”, shkroi ai.

Rreth 50 liderë evropianë priten sot në Granada për një samit të fokusuar në përmirësimin e bashkëpunimit në kontinent./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Bislimi, vizitë në Bruksel
Artikulli tjetërBashkëpunim SHBA-Shqipëri në çështjet thelbësore të sigurisë kombëtare