TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Kuvendi miratoi sot tre projektligje të rëndësishme dhe katër projektvendime.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim projektligjin “Për fondet e pensionit privat”.
Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndyshime në ligjin “Për shtetësinë” u miratua me 95 vota pro dhe 1 kundër.
Po ashtu me 71 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtën e informimit”.
Seanca plenare shqyrtoi dhe miratoi edhe katër projektvendime. Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe tre projektvendime për disa emërime “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”./m.m/























