TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehu sot solidaritet për përballimin e pasojave të tërmetit që goditi Marokun.
“Dëshpërues lajmi për pasojat e rënda të tërmetit në Marok, me qindra njerëz që humbën jetën dhe shtëpi e ndërtesa të shkatërruara”, tha Nikolla në një postim në rrjetet sociale.
Kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se “ndaj dhimbjen me familjet e viktimave dhe në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë i shpreh solidaritetin popullit dhe autoriteteve të Marokut për përballimin e pasojave tragjike të kësaj goditjeje të natyrës”.
Një tërmet i fortë, me magnitudë 7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e djeshme rajonin e Marrakech, Marok, duke shkaktuar 632 të vdekur dhe 322 të plagosur.
/k.s/





















