Ballina Aktualitet

Osmani: Bisedë përmbajtësore me Ramën rreth aspiratës së përbashkët evropiane

PRISHTINË, 4 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit sot në takim nga Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet në Shqipëri për vizitë zyrtare dyditore me ftesë të homologut Bajram Begaj.

Pas takimit, Osmani shkroi në rrjetet sociale se me Kryeministrin Edi Rama pati një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo publikoi momente nga takimi në Kryeministri.

“Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, u shpreh Osmani.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pret në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani
Artikulli tjetërAgroturizmi, dimension i ri zhvillimi për fshatin