TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ Prezenca e OSBE dhe deputetë të Komisionit të Kuvendit për Sigurinë Kombëtare vijuan vizitat e tyre në pikat e kalimit kufitar.
Kësaj radhe në qendër të vizitës ishin pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe Qafë-Botë.
Ata panë nga afër punën e personelit dhe patën biseda të frytshme me ta, gjatë së cilave morën informacion të dorës së parë për procedurat, si dhe mbajtën shënim me kujdes çdo mangësi që konstatuan në vend apo që iu raportua.
Deputetët shprehën mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Prezencës për realizimin e këtij plani veprimi të komisionit kuvendor.
/gj.mima/j.p/


























