MOSKË, 24 gusht /ATSH/ – Drejtuesi i grupit mercenar ”Wagner””, Yevgeny Priogozhin supozohet i vdekur, pasi avioni i tij privat u rrëzua nga një shpërthim pasi u largua nga Moska.
Avioni u filmua duke bërë spirale drejt tokës nga një lartësia prej rreth 8 000 metrash, me një tym që dilte nga trupi i avionit pak para se të shpërthente.
Burimet e ”Wagner” dhe Moskës kanë pohuar se Prigozhini ka vdekur, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.
Anëtarët e grupit ”Wagner” njoftuan një kërcënim rrëqethës duke thënë se “ka shumë diskutime se çfarë do të bëjë Wagner në këtë situatë. Ne do të themi një gjë – po fillojmë. Na prisni”.
Edhe presidenti Vladimir Putin nuk e ka përmendur Yevgeny Prigozhinin, pavarësisht se ka mbajtur një fjalim në samitin e BRICS-it këtë mëngjes./ a.jor.




















