Ballina Flash

Poezia kroate në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Shkrimtarja kroate Neva Lukić, ishte sot në një takim për poezinë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Autorja e “Endless Endings”, foli për vendin nga nisi shkrimi i kësaj vepre, e cila gërsheton poezinë me prozën. Një vepër ku rrëfehet mbi diferencimet fizike dhe sociale mes individëve që jetojnë në shoqëri të hapura, demokratike; në shoqëri ku liria politikisht nuk vihet në pikëpyetje por që kornizon individin brenda modelit të ofruar.

Lukić ndau me audiencën pikëpamjet e saj mbi gjuhën, poezinë, përkthimin, sfidat e të shkruarit si dhe kufizimet e demokracisë.

Po ashtu, Lukić lexoi për të ftuarit disa nga poezitë e saj të përkthyera në anglisht.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Përse hipim gjithmonë nga e majta e avionëve?
Artikulli tjetërU kthye nga emigrimi, Balla: Romeo Mile fermeri nga Fieri që eksporton 80% të prodhimit