Ballina Bota

VILNIUS – Macron: Më shumë armë për Ukrainën

VILNIUS, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të furnizojë Ukrainën me më shumë armë, përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi  për të shmangur avancimin rus.

Duke pasur parasysh kundërsulmin e vazhdueshëm të Ukrainës, Macron deklaroi se kishte vendosur të rriste shpërndarjen e armëve dhe pajisjeve në mënyrë që ukrainasit të mund të kryenin sulme edhe nga një distancë më e madhe.

“Ne kemi vendosur të dërgojmë raketa të reja që do të lejojnë Ukrainën të godasë më në thellësi”, shpjegoi Macron.

Sipas Elysée, këto janë raketa të tipit ”Scalp – Storm Shadow”.

BM e ka furnizuar Ukrainën me raketa ”Storm Shadow”.

Për shkak të rrezes së tyre, këto do t’i lejonin forcat ukrainase të sulmonin shumë prapa vijës aktuale të frontit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti njoftimin e Macron një “vendim të gabuar” që do të kishte pasoja të dëmshme për palën ukrainase./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLITUANI – Zelensky mbërrin në Vilnius për samitin e NATO-s
Artikulli tjetërRama: Bregdeti shqiptar mikpret shifra rekord vizitorësh