Ballina Bota

LITUANI – Zelensky mbërrin në Vilnius për samitin e NATO-s

VILNIUS, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s kushtuar veçanërisht dëshirës së Kievit për t’u bashkuar me aleancën.

“Ai sapo mbërriti”, tha zëdhënësi i tij, Serguii Nykyforov.

Më herët gjatë ditës, Zelensky dënoi “pavendosmërinë” dhe “dobësinë” e NATO-s, hezitimi i së cilës për anëtarësimin e Ukrainës nxit, sipas tij, “terrorin” rus kundër vendit të tij./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU kthye nga emigrimi, Balla: Romeo Mile fermeri nga Fieri që eksporton 80% të prodhimit
Artikulli tjetërVILNIUS – Macron: Më shumë armë për Ukrainën