TIRANË, 8 Tetor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar sot platformën e opozitës “Për çlirimin e zgjedhjeve”, ku deklaroi se, është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi.
Në platforma e PD për “çlirimin e zgjedhjeve”, Basha renditi 4 pika.
Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve.
Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës.
Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tendereat
Përdorimi i teknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.
Basha tha se, pa ndarjen e politikanëve nga krimi, nuk mund të kemi kurrsesi zgjedhje të lira.
“Sot e dimë që vota diktohet nga krimi, paratë e pista të bëra nga droga apo presioni shtetor. Problematika zgjedhore është evidentuar në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, kandidatë me mbështetje kriminale, përdorimi i parave për shit-blerje votash, përfshirje e policëve të inkriminuar për blerje votash, grupe banditësh që diktojnë votën brenda qendrave të votimit, përdorimi i fondeve publike etj. Sot të gjithë shqiptarët bien dakord se kemi nevojë për reformë për çlirimin e zgjedhjeve”, tha Basha.
“Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin. Politikanët e lidhur me krimin do e përdorur krimin gjithmonë për të mbajtur pushtet, e krimi do i përdorë për të zgjeruar aktivitetin criminal. Ngjarjet kriminale të kohëve të fundit kanë pasur një gjë të përbashkët, kudo ku ka krime të rënda ka lidhje me zgjedhjet”, u shpreh kreu i PD.
/gj.mima/j.p/











