Ballina Bota

FRANCË – Macron mbledh qeverinë për rivendosjen e rendit

PARIS, 3 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dhënë udhëzime qeverisë që të bëjë gjithçka për të rivendosur rendin në vend.

Të rinjtë zbresin çdo natë nëpër rrugë duke reaguar për vrasjen e 17-vjeçarit Nael M. nga policia në qytetin Nanterr.

Sipas lajmeve në mediat franceze, presidenti Macron për të diskutuar mbi situatën në vend u takua në pallatin Elysee me kryeministren Elisabeth Borne, ministrin e Brendshëm, Gerald Darmanin dhe ministra të tjerë.

Në takim Macron u ka dhënë ministrave udhëzim që të bëjnë gjithçka për rivendosjen e qetësisë dhe rendit në vend si dhe u ka kërkuar që të fillojnë një punim afatgjatë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Francë.

Macron do të takohet sot në pallatin Elysee me Presidenten e Asamblesë Kombëtare, Yael Braun-Pivet dhe Presidentin e Senatit, Gerard Larcher, ndërsa më 4 korrik me kryetarët e 220 bashkive të janë prekur nga protestat.

Forcat e rendit kanë vendosur automjetet e blinduara në qendrën e qytetit Marsejë kundër mundësisë për rindezjen e protestave.

Po ashtu ekipet speciale të policisë janë në shërbim në Lion, ku protestat kanë kaluar të tensionuara në netët e mëparshme.

Sipas pamjeve të pasqyruara në median sociale, një grup protestuesish të ekstremit të djathtë kanë brohoritur në rrugët e Lionit me sloganin “Franca u përket francezëve”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTenori me famë botërore Alessandro Safina, së shpejti në Prishtinë
Artikulli tjetërAKU bllokon 488 kg inpute bujqësore të paregjistruara në sistemin shqiptar